Erjon Laro – skulptor dhe mjeshtër i drurit – EL Punime në Dru
Jam Erjon Laro, skulptor dhe gdhendës druri nga Fieri. Prej vitesh punoj drurin me dorë – nga mobiljet e përditshme deri te ikonostaset e kishave dhe skulpturat artistike.
Në punishten EL Punime në Dru çdo objekt realizohet me porosi: tavolina, karrige, mobilje dhe komodina, banakë lokalesh, ikona, korniza për piktura dhe pasqyra, shkallë e parvaze druri, kolltuqe me tapiceri, statuja dhe punime për kisha.
Zgjedh me kujdes drurin, punoj çdo detaj me saktësi dhe e ndjek punimin vetë nga ideja deri te montimi. Kështu ju merrni një objekt unik, të qëndrueshëm në kohë, të bërë posaçërisht për ju.